Shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot në Bled do të merr pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve pjesëmarrëse në APEJL, si dhe në Forumin strategjik të Bledit. “Pritet në takim ministri Dimitrov t’i shfaqë pikëpamjet e Republikës së Maqedonisë lidhur me ngjarjet aktuale në rajon”, paralajmëroi Ministria e Punëve të Jashtme.
Në takim pritet Sllovenia t’i prezantojë prioritetet e presidencës së tyre me Procesin për bashkëpunim të EJL-së nën moton “SEE4FUTURE”, si dhe të këmbehen mendime për agjendën vjetore të presidencës së tyre. Siç paralajmëroi MPJ-ja, gjatë pjesëmarrjes në Forumin strategjik të Bledit, Dimitrov do të mbajë fjalim në temën “Ballkani Perëndimor dhe zgjerimi i BE-së”. Është paraparë ë ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme të realizojë më shumë takime bilaterale.