Dimitrov në Selanik në takim me kolegët nga Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria

18

Bashkëpunimi në sferën e sigurisë, bashkëpunimi ndërkufitar, lidhja energjetike, janë një pjesë e temave në të cilat do të përqendrohen ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë, Nikolla Dimitrov, Ditmir Bushati, Nikos Koxias dhe Ekaterina Zaharieva, në takimin katërpalësh në Selanik. Takimi mbahet me iniciativë të ministrit grek të Punëve të Jashtme, Nikos Koxias.

Ky do të jetë takimi i dytë i një formati të këtillë në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë greke për përforcim të stabilitetit rajonal dhe bashkëpunimit transkufitar midis vendeve fqinje nga pjesa jugore e Ballkanit. Ngjarja do të jetë me rend dite më të gjerë dhe paraqet vazhdim të kontakteve të paradokohshme të Koxiasit me kolegët e tij nga këto tre vende gjatë Asamblesë së Përgjithshme të KB-së nga 18 deri më 22 shtator në Nju-Jork.

Qëllimi i takimit diplomatik është që të konfirmohet bashkëpunimi institucional midis katër vendeve, të cilat duhet të zgjidhin çështje të sigurisë dhe të luftojnë kundër ekstremizmit, terrorizmit dhe radikalizimit. Njëkohësisht, këto vende u ballafaquan edhe me krizë të madhe të refugjatëve dhe emigrantëve, pasojat e së cilës i ndjejnë akoma.

Për këtë arsye, ministrat e Punëve të Jashtme do t’i shqyrtojnë mundësitë për përgatitjen e pozitës së përbashkët gjatë zgjidhjes së këtyre çështjeve në bazë të vlerave evropiane dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë. Në delegacionet janë përfshirë edhe ministrat e Punëve të Brendshme dhe të Energjetikës, gjegjësisht Ekonomisë së katër vendeve.

Dimitrov paraprakisht këtë javë deklaroi se nuk pret që vendet e rajonit, më saktësisht Shqipëria dhe Bullgaria, do të jenë ndërmjetësues në zgjidhjen e kontestit për emrin me Greqinë. Ai theksoi se kontesti është çështje bilaterale dhe se do të vendoset midis dy vendeve me ndërmjetësim të Kombeve të Bashkuara, gjegjësisht ndërmjetësi i tyre Metju Nimic. Ai theksoi se pret që në margjinat e takimit kuadrilateral të ketë edhe takim bilateral me Koxiasin. Në pajtueshmëri me programin ministrat sot do të kenë edhe darkë pune.

Pjesa e punës nga takimi do të mbahet nesër, ndërsa takimin do ta hap ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë Koxias. Pasojnë takime individuale të ministrave të Punëve të Brendshme, ministrave të Energjetikës, ndërsa prej tek ne ministrit të Ekonomisë, ndërsa pastaj edhe të ministrave të Punëve të Jashtme.

Comments are closed.