Uashington, 4 prill – Në Uashington sot mbahet mbledhja e NATO-s në nivel të ministrave të Punëve të Jashtme, në të cilën për herë të parë në përbërje të “vendit të ftuar” do të marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.
“Të fuqishëm jemi aq sa është e fuqishme armata dhe ekonomia aq sa i kemi të fuqishme institucionet demokratike. Por, të fuqishëm jemi edhe aq sa kemi miq! Asnjëherë më nuk do të shkojmë vetëm. Me ne do të jenë 29 aleatët e NATO-s një për të gjithë, të gjithë për një!, ka theksuar ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në fjalim në ngjarjen “NATO Engages: The Alliance at 70”, në Uashington.
Dimitrov së bashku me ministrin grek të Punëve të Jashtme Jorgos Katragulos, çiç kumtoi sot MPJ, ka diskutuar për rolin e liderishipit në tejkalimin e dallimeve historike, si çelës për zgjidhje të kontesteve shumë dekadëshe.
Pas fjalimit Dimitrov ka pasur takime bilaterale me ministrat e Punëve të Jashtme të Turqisë, Belgjikës, Islandës, Italisë dhe Sllovenisë, me fokus të ratifikimit të Protokollit për në NATO, ndërsa ka pasur intervistë për “Zërin e Amerikës”, si dhe ka qenë mysafir i përbashkët televiziv me ministrin Katrugalos në PBS News Hour.
Paraprakisht, Dimitrov ka realizuar takim me sekretarin shtetëror Majk Pompeo në të cilën ai drejtpërdrejtë ia ka transmetuar përpjekjen e fuqishme të SHBA-së për përfshirje të Maqedonisë së Veriut në Aleancë deri në fund të vitit.
Në para mbrëmjen e 70 vjetorit të themelimit të NATO-s, nga vendi i Marrëveshjes, duke folur për sfidat bashkëkohore për Aleancën, qëndron në kumtesën e MPJ-së, Pompeo ka porositur: ” për fat të mirë, numri ynë rritet! NATO-ja bashkon 29 kombe”.
“Këtë vit përgatitemi për mirëseardhje të Maqedonisë së Veriut si vend i 30-të!, ka theksuar Pompeo dhe ka shprehur kënaqësi që javën e kaluar deri te Senati amerikan është dorëzuar dokumenti për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të vendit në NATO.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, sërish, në fjalimin e mbledhjes së përbashkët të Kongresit në Uashington, në të cilën ka marrë pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, duke potencuar se është mirë të kesh miq, u është falënderuar vendeve-anëtare për sinqeritetin ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke mos e fshehur kënaqësinë nga përparimi i arritur i vendit drejt realizimit të qëllimit përfundimtar.