Dimitrov në debatin për Marrëveshjen e Prespës dhe për eurointegrimin

Grac, 25 mars – “Në Evropë përmes Prespës: Integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut” është tema e ligjeratës, të cilën shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov do ta mbajë sot në Universitetin në Grac, e cila pastaj do të ndiqet me diskutim të hapur.

Dimitrov sot po qëndron për vizitë pune në Grac, me ftesë të Universitetit në Grac, ndërsa theks i veçantë në ligjëratë do të vihet në Marrëveshjen e Prespës, “europizimi” si proces i cili kontribuon drejt tejkalimit të konflikteve dhe kontesete në rajon, si dhe sfidat aktuale dhe perespektivat e ardhshme në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ministri i Punëve të Jashtme do të ketë takim me drejtuesit e Universitetit.

Gjatë qëndrimit në Grac, Dimitrov do të ketë takim pune me këshilltarin për ekonomi, turizëm, Evropë, shkencë dhe hulumtim në Qeverinë lokale të Staerskës, Barbara Ajbingerit, si dhe diskutim  me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe akademik.