Bruksel, 23 janar- Ardhmëria evropiane e Maqedonisë ishte në fokus të bisedave në takimin e sotëm në Bruksel të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federrika Mogerini.
“Detyra më e madhe patriotike e gjeneratës sonë është të arrijmë ta kapim trenin për BE dhe të sigurojmë ardhmëri evropiane, stabilitet dhe prosperitet të qytetarëve tanë”, ka shkruar Dimitrov në Tuiterin e tij.
Gjatë vizitës punuese në Bruksel është paraparë që Dimitrov të takohet me zëvendës-kryetarin e Komisionit Evropian, Frans Timermans, me eurokomisarin për arsim, kulturë, të rinj dhe sport, Tibor Navraçiç dhe me drejtorin e përgjithshëm për zgjerim, Kristian Danielson.
Janë paraparë takime edhe me përfaqësues nga kabineti i kryetarit të KE-së, Zhan Klod Junker, si dhe me eurodeputetë.
Dimitrov prej nesër e deri më 26 janar, me ftesë të kryetarit të Forumit ekonomik botëror dhe anëtarittë Këshillit drejtues, Borge Brende do të mer rpjesë në mbledhjen e 48-tpë vjetore të FEB në Davos. Ai, sip kumtoi MPJ-ja, do të jetë në përbërje të delegacionit të Maqedonisë, i udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.