Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me ambasadorin e jashtëzakonshëm dhe të plotfuqishëm të Greqisë Mirosllav Toman i cili i dha medalje nga Ministria çeke e Punëve të Jashtme me rastin e 25 vjetorit jubilar të marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme informuan se në takim janë konfirmuar marrëdhëniet miqësore mes dy shteteve dhe është biseduar për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral veçanërisht në këmbimin ekonomik. Në takim është biseduar edhe për procesin e integrimit evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetjen që e merr nga Çekia.(koha.mk)