Dimitrov: Morëm konfirmim për atë që është bërë dhe inkurajim për të merituarën

4

Shkup, 26 shkurt – Pritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe aktivitetet për mbështetje nga ana e Republikës së Çekisë në kontekst të procesit eurointegrues ishin në fokus të bisedimeve të takimit të sotëm në Pragë të ministrit të Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në takimin bilateral me kolegun çek, Tomash Petriçek, me çka e filloi vizitën dyditëshe të punës në Republikën e Çekisë.

“Çekia është pjesë e udhëtimit tonë në BE, duke na ndihmuar të arrijmë së bashku deri tek caku sa më shpejtë. Edhe sot në Pragën inspiruese morëm konfirmim për punën që është bërë dhe inkurajim për të merituarën. Pres që ai inkurajim të na çojë drejt cakut: hapja e negociatave inkuadruese pa shtyrje”, tha Dimitrov, kumtoi MPJ.

Në takim është bërë fjalë edhe për momentet kyçe nga marrëdhëniet mes dy vendeve mike dhe mundësitë për intensifikimin e tyre të mëtejshëm.

Ministri Petriçek, ceket, e konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të Çekisë ndaj proceseve eurointegruese të Maqedonisë së Veriut. E notoi progresin e dukshëm në zbatimin e reformave të domosdoshme në vend, investimin e konsiderueshëm politik dhe marrëveshjet e nënshkruara me Greqinë dhe Bullgarinë, dhe njëherit e konfirmoi qëndrimin e tij se Maqedonia e Veriut meriton ta fillojë procesin e negociatave.

Ministri Dimitrov gjatë ditës do të jetë takime me kryetarin e Dhomës së ulët të Parlamentit çek, Radek Vondraçek, sekretaren shtetërore për çështje evropiane, Milena Hërdinkova, si dhe me pjesëmarrje në panel diskutimin në Institutin për Politikë evropiane – EUROPEUM.

Në kuadër të vizitës, Dimitrov nesër do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të jashtëm nga vendet e Grupit të Vishegradit – V4 dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor – WB6, që organizohet në kuadër të Kryesimit çek me Grupin e Vishegradit, qëndron në kumtesë. (koha.mk)

Comments are closed.