Maqedonia dhe Bullgaria e harmonizuan tekstin për fqinjësi të mirë qëllimi i së cilit është zgjidhja e kontesteve dhe tensioneve afatgjate, deklaroi ministri i Maqedonisë i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në një intervistë për Rojters. “Arritëm kompromis për tekstin. Nënshkrimi i marrëveshjes për fqinjësi të mirë do ta rrisë besimin midis nesh, do të tregojë se jemi serioz dhe se dëshirojmë të krijojmë miqësi në rajon”, thotë Dimitrov.
Rojters përkujton se marrëdhëniet e deritanishme të ndërlikuara midis Maqedonisë dhe Bullgarisë i vështirësojnë përpjekjet e Shkupit që t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së, edhe pse pengesa më e madhe për këtë është kontesti për emrin me Greqinë fqinje. Më pas theksohet se marrëveshja për fqinjësi të mirë midis Maqedonisë dhe Bullgarisë pritet të nënshkruhet më 2 gusht.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë në intervistë thekson se Maqedonia dëshiron bashkëpunim më të mirë edhe me Greqinë, ndërsa në këtë kontekst ka qenë edhe vizita e tij në Athinë. Thekson se në takimet në Athinë ka propozuar që Greqia t’i lejojë Maqedonisë t’i bashkohet NATO-s nën referencën e përkohshme, ndërsa të vazhdojnë negociatat për gjetjen e vendimit të përhershëm për çështjen për emrin. “Mesazhi im në Athinë ishte se në Maqedoni është fillim i ri dhe prandaj ju lus të mendoni se çfarë fqinji dëshironi të keni. Nëse dëshironi të keni demokraci evropiane të udhëhequr prej qeverisjes të së drejtës, tani është momenti të na ndihmoni dhe ndoshta të na lejoni të hyjmë në NATO nën referencën e përkohshme. Kjo do të thotë investim në klimën më të mirë ku do të ishte zgjidhje e mundshme edhe e problemeve më të mëdha”, thotë Dimitrov.
Ai nuk pret luhatjen e pozitave të Greqisë brenda natës, por le të jetë proces gradual. I pyetur nëse Maqedonia ndonjëherë le të jetë e hapur për ndryshimin e emrit, Dimitrov deklaroi se kjo është çështje shumë e ndërlikuar e cila përfshin emocione dhe identitet. “Për zgjidhjen e kësaj çështje është e nevojshme të kemi proces i cili do të krijojë pozitë nacionale. Definitivisht për këtë çështje do të ketë referendum”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në intervistën për Rojters.