Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në intervistën për Agjencinë e Pavarur Ballkanike të Lajmeve (IBNA), të dhënë në margjinat e takimit të katërt ministror që dy ditëve të kaluara është mnbajtur në Selanik, flet për ngjarjet e fundit në rajon, për marrëveshjen e Prespës, por edhe për rastin me Nikolla Grueskin, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, duke i komentuar ngjarjet e fundit në rajon dhe në relacion Serbi-Kosovë, shfaq shpresë se Marrëveshja e Prespës do të jetë burim i frymëzimit dhe motivimit për zgjidhjen e problemeve të tjera, siç është marrëveshja midis Prishtinës dhe Beogradit.
“Ende kemi probleme në rajon. Shpresoj se atë që e kemi bërë me marrëveshjen e Prespës do të jetë burim i frymëzimit dhe motivimit edhe për problemet e tjera që duhet të zgjidhen, siç është dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit. Një problem në rajon ndikon te të gjithë ne dhe suksesi i një vendi njësoj mirë ndikon mbi vendet e tjera të rajonit. Në interesin tonë është që të kemi marrëdhënie të mira me të gjitha vendet. Zëri ynë për anëtarësimin e Kosovës në Interpol ishte konsistent siç edhe votuam paraprakisht. I ndjekim partnerët tanë e BE-së dhe NATO-s, do të bëjmë gjithçka për marrëdhëniet tona me Prishtinën dhe Beogradin që të jenë pozitive”, thotë Dimitrov në intrevistën dhe shton se Maqedonia me kujdes i ndjek ngjarjet e fundit, “sepse sa më shumë i zgjidhim problemet, aq më mirë është për të gjithë ne në rajon”.
Për hapat e ardhshëm drejt finalizimit të Marrëveshjes së Prespës, shefi i delegacionit të Maqedonisë sqaron se Maqedonia fuqimisht është e mbështetur në përfundimin e obligimeve, ndërsa të dyja vendet janë shumë afër mbylljes së kontestit 27 vjeçar.
Për takimin e mbajtur ministror në Selanik, shefi i delegacionit të Maqedonisë edhe një herë e përsërit qëndrimin e tij të shprehur dje para mediave greke se është i lumtur për shkak të faktit që interesi i mediave ka qenë i vogël në krahasim me më herët, sepse kjo, sipas tij, është porosi se kanë arritur ta bëjnë rajonin më pak interesant.
Lidhur me rastin me azilin e aprovuar për Gruevskin nga Hungaria, Dimitrov thotë se ligjet dhe parimet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë, e jo në mënyrë selektive. Komenton se është paradiksale, sepse në konkluzionet e Këshillit të BE-së për çështje të përgjithshme “kërkohen përgjegjësi për indikacionet për vepra penale të cilat kanë dalë lidhur me bisedat e përgjuara.