Dimitrov: Maqedonia shqyrton mundësinë për ndryshim të emrit për hyrje në NATO

36

Ministri i sapozgjedhur i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në një deklaratë për Fajnenshëll Tajm thotë se Maqedonia e shqyrton mundësinë ta ndryshojë emrin me qëllim që të hyjë në NATO. Anëtarësimi në NATO do të ndihmojë të qetësohen gjendjet e Ballkanit dhe të ulet rreziku nga gjakderdhja në rajon, ka shtuar Dimitrov për gazetën britanike, në prag të vizitës së tij në Bruksel dhe Athinë.

“Do ta pyesim Greqinë çfarë lloji të fqinjit dëshiron. Nëse dëshiron shtet stabil, miqësor i cili ofron shpresë, demokraci dhe drejtësi? Nëse ne bëhemi fqinj i mirë i Greqisë, ndoshta forcat politike greke do të kuptojnë se kjo na jep një mundësi historike”, ka deklaruar Dimitrov për Fajnenshëll Tajms.

Sipas gazetës, Qeveria në Greqi konsideron se Qeveria e re e Maqedonisë është më bashkëpunuese se Qeveria e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja dhe konsideron se ka shpresë për optimizëm se mund të zgjidhet kontesti, por në të njëjtën kohë Athina paralajmëron se nuk do t’i shpejtohet që të arrihet çfarë do marrëveshje.

“Kontesti u hap para më shumë se dy dekada dhe do të përshpejtohej për të dhënë çfarë do parashikime”, deklaroi një përfaqësues anonim i Qeverisë greke për Fajnenshëll Tajms. Sipas gazetës, derisa ishin në opozitë, Aleksis Cipras dhe partia e tij SYRIZA paralajmëruan se do t’i lejojnë Maqedonisë të quhet si të dojë, por pas marrjes së pushtetit në vitin 2015 partia ka marrë qëndrim shumë më të fuqishëm, pjesërisht të shtypur nga partneri nacionalist i koalicionit ANEL dhe pjesërisht nga krahu i fshehtë nacionalist, i cili ekziston në vetë SYRIZA-n.

Dimitrov për Fajnenshëll Tajms thotë se çfarëdo marrëveshje për emrin e ri të Maqedonisë do të vendoset në referendum dhe do të jetë lëndë e marrëveshjeve ndërpartiake. Sipas disa, analistëve të paemëruar, dakordimi i emrit të ri për Maqedoninë mund të zgjatë deri në një vit.

“Në shumë pjesë të Ballkanit ka njerëz të cilët konsiderojnë se ka mundësi të ndërrohen marrëveshjet post-jugosllave. Pranimi i Maqedonisë në NATO mund të ketë efekt qetësues në rajon”, deklaroi Dimitrov.

Sipas Fajnenshëll Tajms, arsyeja që vendet perëndimore kanë mbetur më të vendosura në planet që të pranohet Maqedonia në NATO është që Rusia ka filluar në mënyrë më agresive të përzihet në Ballkan, para së gjithash me tentimin për grusht shtet në Mal të Zi gjatë vitit të kaluar.

Comments are closed.