Shkup, 15 maj – Marrëveshja paraqet lajm të mirë për gjithë Rajonin dhe Bashkimin Evropian dhe shembull për atë se përmes lidershipit vizionar dhe perspektivës së qartë evropiane të Ballkanit janë zgjidhje të mundshme madje edhe të çështjeve më delikate, potencoi sot ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov në Berlin në ngjarjen të quajtur “Ballkani Perëndimor pas zgjidhjes së çështjes së emrit: arritje, sfida dhe perspektiva.
Ministri deklaroi se njohja dhe përforcimi i përfitimeve nga Marrëveshja së bashku me rezultatet në pjesën e reformave vendore, do të paraqet valorizim të sistemit të meritave dhe kushtëzim dhe sinjal të qartë për të ardhmen evropiane të gjithë Rajonit, përcjellë KOHA.
“Edhe krahas situatës së vështirë politike në Evropës sot, zgjedhjet e ardhshme evropiane, të gjitha çështjet që janë të ndërlidhura me atë, thjesht nuk e kemi luksin që të mos kemi sukses në krijimin e rrëfimeve të suksesshme. Vendi im sot, Maqedonia e Veriut është rrëfim i suksesshëm, që duhet të inkurajohet dhe mbështetet nëse duam të bëjmë dallime. Leksioni më i madh shkencor nga e gjithë kjo është se ne mund të bëjmë dallime. Asgjë nga kjo, as pajtimi, as Marrëveshja e Prespës nuk ishin të pashmangshme. Përkundrazi, ka ndodhur sepse ne këtë e kemi bërë, së bashku me lidershipin në Athinë”, tha Dimitrov.
Duke u kthyer në nevojën e mbajtjes së perspektivës së kapshme evropiane dhe angazhimit aktiv evropian në Rajon, Dimitrov theksoi se sjellja e angazhuar me rajonin tonë, njohja e progresit dhe shpërblimi i tij është jo vetëm qasja e drejtë, por edhe qasje më pak e shtrenjtë.
Dimitrov gjatë vizitës së punës në Berlin kishte takim edhe me deputetin e SPD dhe anëtar i komisionit për politikë të jashtme në Bundestag, Josip Juratoviq, këshilltarin kryesor të kancelares Merkel për Çështje evropiane, Uve Korsepius dhe me të dërguarin special për Evropë Juglindore, Turqinë dhe vendet e EFTA-s në MPJ-në gjermane, dr. Kristian Helbah. (koha.mk)