Dimitrov: Maqedonia e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane

21

Zëvendëskryeministri për Çështjet Evropiane Nikolla Dimitrov, u takua këtë mëngjes në Bruksel me ministrin e Shtetit për Evropën e Republikës Federale të Gjermanisë, Mihael Rot, në kuadër të vizitës së parë në selinë e BE-së të një përfaqësuesi të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut pas krijimit të saj.

Në takimin i cili u mbajt pak para mbajtjes së Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE, me të cilin kryeson Ministri Rot, u bisedua për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE gjatë presidencës gjermane.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se ky qëllim i përbashkët do të jetë një sukses i përbashkët i Maqedonisë Veriore, BE dhe Gjermanisë, si kryesuese e BE-së.

ZKQ Dimitrov: “Procesi i aderimit është mjeti më i mirë për të futur standardet dhe parimet evropiane në shtëpi. “Maqedonia e Veriut është fuqimisht e vendosur të bëhet një demokraci e prosperuar evropiane në të cilën do të sundoj e drejta.”

Nga pala gjermane u theksuar se konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, fillimi i negociatave aderuese, është një nga përparësitë kryesore të presidencës gjermane të BE.

Takimi u përdor gjithashtu edhe përr përgatitjet e vizitës së Zëvendëskryeministrit Dimitrov në Berlin, e cila është planifikuar të zhvillohet javën e ardhshme, me ftesë të Ministrit Rot.
Në margjinat e Këshillit për cështje të përgjithshme, Zëvendëskryeministri Dimitrov kishte një takim të shkurtër edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Vizita në Bruksel vazhdon me takime me Nënkryetarin e Komisionit Evropian, përgjegjës për promovimin e mënyrës evropiane të jetesës, Margaritis Schinas dhe Komisionerin e BE për Fqinjësi dhe Zgjerimin, Oliver Varheјi, si dhe me përfaqësues të tjerë të Drejtoratit të Përgjithshëm të Komisionit Evropian për Fqinjësinë dhe negociata për zgjerimin e Komisionit Evropian.

Comments are closed.