Shkup, 19 shkurt – Ratifikimi i Protokollit aderues tashmë ka filluar në Parlamentin spanjoll, me procedurë të shkurtuar dhe pritet nesër të miratohet nga Komisioni për punë të jashtme në Dhomën e poshtme, ndërsa javën e ardhshme do të vendoset në votim në seancën plenare në Dhomën e poshtme me pas çka procedura do të vazhdojë në Senat. Pritjet janë se gjithë procedura do të duhej të vazhdojë deri në fund të marsit të këtij viti.
Këtë e ka theksuar ministrja spanjolle e Punëve të Jashtme, BE dhe për Bashkëpunim, Arança Gonzales Laja në takimin e sotëm me shefin e diplomacisë Nikolla Dimitrov, i cili qëndron për vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës.
Siç kumtoi MPJ-ja, në takim ministrat Dimitrov dhe Gonzales Laja kanë biseduar edhe për perspektivat e BE-së në rajonin tonë, në dritë të metodologjisë së re të KE-së për bisedime aderuese. Është shprehur edhe pritje se në mars do të valorizohen arritjet e përgjithshme dhe aktivitetet reformuese të Maqedonisë së Veriut, me çka, thekson, përfundimisht do të merret vendim pozitiv për fillimin e e negociatave aderuese me Bashkimin Evropian.
Ministrja Laja, siç shtohet në kumtesë e ka riafirmuar mbështetjen spanjolle për Maqedoninë e Veriut.
Ministrat e përqendruan edhe në bashkëpunimin e ndërsjellë në organizatat ndërkombëtare, ndërsa shkëmbyen mendime edhe për shumë çështje aktuale nga rajoni dhe bota. U theksua rëndësia e dinamizimit të mëtutjeshëm dhe thellimit të marrëdhënieve të shkëlqyera dypalëshe me angazhim të përbashkët për përforcimin e lidhjeve miqësore mes dy shteteve.
Në kuadër të vizitës, ministri Dimitrov realizoi takim edhe me kryetaren e Dhomës përfaqësuese të Parlamentit spanjoll, Mariçel Batet e cila ia prezantoi kornizën e pritur kohore për procesin e ratifikimit.(koha.mk)