Dimitrov, Koxias dhe Nimic të mërkurën sërish takohen në Vjenë

15

Athinë, 20 prill 2018 – Javën e ardhshme, më 25 prill do të mbahet takim i ri në Vjenë i shefave të diplomacive të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Koxias me ndërmjetësuesin Nimic, publikuan një pjesë e mediave greke.

Sipas informacioneve të korrespondentes të MIA-s nga Athina, data përmendet në qarqet e gazetarëve në Greqi, por pa pasur konfirmim zyrtar apo përgënjeshtrim.

Portali informativ grek In, shkruan se takimi i ri planifikohet nën sekret të madh, por në mënyrë indirekte e lidh edhe me deklaratën e Koxiasit për radion 247 se nuk mund të arrihet marrëveshje deri në Samitin e NATO-s në korrik.

“Është shumë e mundshme bisedat e reja t’i referohen periudhës kohore, diçka që u përmend edhe pas takimit në Ohër” shkruan In.

Nikolla Dimitros dhe Nikos Koxias, siç veçmë është kumtuar pas takimit të tyre në Ohër të enjten e kaluar, do të takohen edhe në të dy konferencat te fqinji jugor, njëra më datën 3 dhe 4 maj në Selanik, tjetra një javë më vonë në Sunio.

Konferenca e parë rajonale me pjesëmarrjen e Maqedonisë, Shqipërisë, Bullgarisë dhe nikoqirin Greqinë, e cila tashmë disa herë është mbajtur në formatin e njëjtë dhe ka të bëjë me bashkëpunimin ndërkufitar.

Më 11 dhe 12 maj, vendi Sunio 70 kilometra nga Athina, i njohur sipas Tempullit të Posejdonit, do të jetë nikoqir i Konferencës për ardhmërinë e Evropës.

Sipas informacioneve të korrespondentes të MIA-s, në konferencë do të marrin pjesë përfaqësues të katërshes së Vishegradit (Sllovakia, Çekia, Hungaria dhe Polonia) dhe katërshes ballkanike, gjegjësisht vendet anëtaret të BE-së nga rajoni (Bullgaria, Kroacia, Rumania dhe Greqia), si dhe shtetet kandidate për anëtarësim në Union mes të cilëve edhe Maqedonia.

Comments are closed.