Shkup, 26 korrik – Komisioni për politikë të jashtme, në të cilin fjalim për realizimin e politikës së jashtme duhej të ketë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, edhe sot nuk filloi me punë për shkak se kryetari i Komisionit, Antonio Milloshoski mbeti në qëndrimin që deputetët të cilët kanë certifikate sigurie t’i marrin materialet e klasifikuara nga dy takime të kreut të shtetit tek presidenti i RM-së. Ata, siç tha, janë shumë të rëndësishëm për politikën e jashtme, që është e lidhur me pikën e rendit të ditës dhe punën e ministrit.
Ai potencoi se edhe krahas marrëveshjes së djeshme, materialet edhe pse në mënyrë të rregullt janë dorëzuar deri te Kuvendi, ende nuk janë dorëzuar deri tek anëtarët e Komisionit dhe deputetët të cilët posedojnë certifikatë sigurie dhe se kjo flet se pushteti dhe shumica qeveritare po përpiqen që të fshehin diçka.
Milloshoski përsëriti se materialet u dedikohen dy takimeve që janë mbajtur tek presidenti i shtetit lidhur me negociatat për emrin me Greqinë në janar dhe maj, në të cilat siç tha, janë theksuar qëndrime të ndryshme.
“Le të dorëzohen materiale dhe të shihet se kush ka menduar dhe konsideruar se ndryshimi i Kushtetutës është i mirë, ndërsa kush se është gjë ofenduese”, tha Milloshoski.
Ministri Dimitrov, kërkoi fjalën dhe theksoi se është i përgatitur të bisedojë në cilëndo qoftë temë në çfarëdo kohe, por që nuk është i gatshëm të jetë bashkëpjesëmarrës ose dëshmitar i veprave penale.
“Nuk kam asgjë kundër nga i gjithë procesi. Atë që e them para jush, e them para qytetarëve, këtë e kam biseduar edhe me Greqinë dhe me përfaqësuesit e tyre, me liderët politikë, me kryeministrin, presidentin….Publikimi i informatave të klasifikuara si sekret shtetëror mund të bëjnë pasoja të dëmshme dhe të përhershme mbi interesat shtetërorë të RM-së. Ky proces ende po zgjat para nesh është referendumi, ndërsa para Greqisë ratifikimi. Publikimi i qëndrimeve dhe pozicioneve negociuese mund ta dëmtojë këtë proces”, tha Dimitrov.
Ai tha se nuk e di se për çfarë materiale bëhet fjalë për shkak se, siç theksoi në takimin e parë tek Ivanovi nuk është dakorduar të mbahen shënime. Çështja është, potencoi Dimitrov, kush i ka bërë, si i ka klasifikuar dhe se si ka vendosur se kujt t’ia dorëzojë.
“Kjo që po bëhet është ndërhyrje dhe sabotim të cilin e përjetojë si hap antishtetëror”, tha Dimitrov.
Deputetët nga partitë qeveritare ia tërhoqën vërejtjen Milloshkoskit se me prezantimin e pjesëve nga materialet e tilla bën vepër penale, se vepra penale është edhe në qoftë se ai ka mundur t’i shqyrtojë ato, ndërsa nuk ka certifikatë sigurie. Kërkuan që të fillojë seanca me fjalimin e ministrit Dimitrov, ndërsa pastaj kur materialet do të dorëzohen të debatohet për to në seancë tjetër, që nuk është pranuar nga kryetari i komisionit Milloshoski.
Koordinatori i LSDM-së Tomisllav Tuntev tha se me sjelljen e këtillë Millshoski e shkel Rregulloren.
“Kemi rend dite të përcaktuar të seancës dhe për të duhet të punojmë”, tha Tuntev. Ai shtoi se më vonë kur materialet në procedurë ligjore do të dorëzohen deri te deputetët të cilët kanë certifikata sigurie do të mund të debatohet për to.
Nga të njëjtat arsye Komisioni edhe dje nuk e mbajti seancën, pas çka u dakordua që ajo të vazhdojë sot.