Shkup, 13 janar – Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, pas dorëheqjes së ministrit grek të Mbrojtjes, Panos Kamenos, ka biseduar me homologun e tij grek Jorgos Katrugalos i cili e ka siguruar se Qeveria greke mbetet e përkushtuar për ta përfunduar punën me Marrëveshjen e Prespës.
“Unë i pashë lajmet për ministrin e Mbrojtjes së Greqisë dhe lideri i Grekëve të Pavarur Kamenos i cili e braktisi postin e ministrit të Mbrojtjes. Pata menjëherë një korrespondencë të shkurtër me kolegun tim Jorgos Katrugalos i cili më siguroi se Qeveria greke mbetet e përkushtuar fuqishëm në përputhje me interesat kombëtare të Greqisë për ta përfunduar punën me Marrëveshjen e Prespës”, tha Dimitrov, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në konferencën për shtyp në Qeveri.
Në këtë kuptim, shtoi Dimitrov, mendoj se është më e dobishme të dërgojmë mesazh se është koha të dyja shtetet, të cilat janë vende fqinje dhe ndajnë shumë interesa të përbashkëta, ta bëjnë këtë hap ndaj miqësisë së afërt, partneritetit strategjik dhe aleatët e ardhshëm, si diçka të cilën duhej ta bënim edhe më parë.
Duke e sqaruar hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës, tha se në konsultime të afërta midis dy Qeverive dhe dy MPJ-ve është gjetur mënyrë që procesi i brendshëm vendor dhe hyrja në fuqi e amendamenteve kushtetuese, të cilat varen prej asaj kur dhe si do të përfundojë puna nga Parlamenti në Athinë, të harmonizohet me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës.
“Ka mënyra dhe është shumë e rëndësishme edhe nga aspekti i rregullit tonë kushtetueso-juridik edhe nga aspekti i hyrjes në fuqi të Marrëveshjes së Prespës e cila është marrëveshje bilaterale ndërkombëtare këto dy gjëra të ndodhin në të njëjtën kohë. Të hyjë në fuqi Marrëveshja e Prespës së bashku me të dyja ratifikimet nga parlamenti në Athinë dhe në marrëveshje edhe me protokollin inkuadrues për anëtarësimin tonë në NATO dhe ka mënyrë se si të bëhet kjo”, tha Dimitrov.