Jemi larg asaj ku dëshirojmë të jemi. Por e dimë rrugën, kumtoi mbrëmë në Tuiter shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, pasi që Kuvendi e miratoi vendimin për qasje drejt ndryshimeve kushtetuese.
“Jemi larg asaj ku dëshirojmë të jemi. Por e dimë rrugën. Secili hap është dhe do të jetë sfidë e madhe. Për të gjithë ne. Por Maqedonia vendosi të qëndrojë në këmbë, të drejtojë kokën dhe të niset përpara. Në fund, DO T’IA DALIM! Dhe kur të shikojmë prapa, do të krenohemi”, kumtoi Dimitrov në Tuiter.