Ne mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur dhe bota të thotë se sot lajmi i mirë vjen nga Ballkani, tha në fjalimin e tij në Forumin e katërt ekonomik në Delfi të Greqisë, shefi i diplomacisë Nikola Dimitrov dhe rekomandoi se nuk ka asgjë më të natyrshme se dy vendet tona të jenë miq, të jemi të afërt, të hapim të ardhmen.
“Jam plotësisht i sinqertë me ju, këto nuk është bosh. Është me të vërtetë një ndjenjë e mrekullueshme e suksesit që ne mund të jemi krenarë për atë që kemi arritur sot dhe bota thotë se lajmi i mirë vjen nga Ballkani. Kjo nuk është diçka për të cilën jemi mësuar dhe jam shumë krenar që jam pjesë e këtij procesi”, tha Dimitrov.
Në fjalimin e seancës plenare, ministri i jashtëm foli për të ardhmen, por edhe për atë që është bërë, që siç tha ai, atë që kemi arritur dhe pse kemi zgjedhur rrugën më të vështirë, sepse mënyra më e lehtë ishte të mos preknim asgjë.
“Ajo që ne bëmë në thelb është se harxhuam kapital politik, duke menduar për të ardhmen dhe duke u përpjekur të ndërtojmë diçka që nuk është e lehtë të ndërtohet në nivel ndërkombëtar dhe nuk është aspak e lehtë të ndërtohet në rajonin tonë dhe kjo është miqësia. Dhe për ta bërë këtë, duhet të ndërtoni besim, ju duhet të kuptoni shqetësimet, dhimbjet, dëshirat e tjetrit, për të mësuar se si ta respektoni tjetrin”, tha Dimitrovi.
Ajo që solli duartrokitje të audiencës në sallë ishte pjesa në të cilën kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut tha se krahasuar me vizitën e tij të parë në Athinë më 14 qershor 2017, tani pas Marrëveshjes së Prespës, ai beson se ka më shumë miq në Greqi.
Sa i përket potencialeve të ardhshme për të dy vendet, ai tha se është e nevojshme tani të përqendrohemi në pjesën e dytë të marrëveshjes për krijimin e një partneriteti strategjik, tregtar, partneritet në prodhim, në investime, në siguri etj.
“Rroftë miqësia e gjatë mes Maqedonisë Veriore dhe Greqisë”, me këto fjalë, kreu i diplomacisë, Nikola Dimitrov, e përfundoi fjalimin e tij në Forumin Ekonomik në Delfi të Greqisë.(koha.mk)