Shkup, 31 maj – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov vlerëson se nëse BE-ja nuk i jep dritë jeshile Maqedonisë së Veriut për hapjen e negociatave për anëtarësim, atëherë kjo do të kishte ndikim negativ dhe do ta dëmtonte seriozitetin e Unionit në rajon, njofton Koha.mk
Në një intervistë për gazetën vjeneze “Standard”, ministri Dimitrov vlerëson se pranimi i progresit të Maqedonisë së Veriut do ta përforconte ndikimin evropian në rajon dhe do të dërgohej porosi deri te shtetet tjera se shpërblehen vendimet e guximshme dhe rezultatet.
Ai thekson se Maqedonia e Veriut tashmë 14 vite është në pritje për BE dhe se tani shteti dëshiron t’i fillojë negociatat sepse ato janë instrument më i mirë për reformë.
“Jemi të vendosur që të bëhemi shtet evropian jo vetëm që do t’i hapim kapitujt dhe do t’i mbyllim tashmë me ndryshimet në shoqëri ashtu që do të vendosim demokraci, do të kemi gjykatës të pavarur, media të lira dhe ndarje të pushtetit.Kjo është përgjigja e vetme e largimit të fuqisë së kualifikuar lartë e cila e kërkon shtëpinë jashtë Evropës. Duhet që Evropën ta sjellim në shtetin tonë”, thotë Dimitrov.
I pyetur se a do të mundej që Marrëveshja e Prespës të jetë shembull për zgjidhjen e çështjes kosovare, ministri Dimitrov në intervistë thotë se Maqedonia e Veriut nuk është e interesuar për asnjë shtet në Ballkan dhe se gjëja e vetme që e dëshiron është Evropa e madhe.
“Greqia dhe Maqedonia në njëfarë mënyre u bënë të mëdha pas ndryshuar kufijtë. Kjo flet shumë për ne se si i trajtojmë fqinjët”, thekson Dimitrov.
Sipas tij, vetëm nëse Ballkani Perëndimor bëhet evropian, mund të ulet migrimi. Thekson se nëse nuk ka perspektivë evropiane për rajonin, atëherë forcat proevropiane, gjegjësisht ato që angazhohen për reforma, do të dobësohen, ndërsa shumë persona do të zhvillojnë strategji alternative – formë autoritare e sundimit dhe do të kthehen drejtë qendrave të tjera të fuqisë politike.
“Nëse në botë ekziston rajon në të cilinë BE-ja ka ndikim të madh, ai është Ballkani Perëndimor. Ndërsa nëse BE-ja nuk është në gjendje që të jetë vendimtare në atë rajon, atëherë përpjekja e saj që të jetë lojtar global do të vendosej në pikëpyetje”, thotë Dimitrov në intervistë për “Standardin” vjenez. (koha.mk)