Bruksel, 10 shtator – Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov, gjatë vizitës së tij në Bruksel, u takua sot me Komisionerin për Zgjerim të BE-së, Johannes Hahn me të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe arritjet në fushat e reformave të vendit, në dritën e mbi perspektivën e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Komisioneri i BE-së, Johannes Hahn theksoi se vendi ka përmbushur pritjet në këtë drejtim, me çka parashikimet për marrjen e vendimit pozitiv për të filluar negociatat e pranimit me BE-në, janë më se reale.
Kabineti i kryediplomatit njoftoi se Dimtirov riafirmoi përqendrimin drejt vlerave evropiane, duke shprehur besim se në tetor vendet anëtare do ta njihnin dhe vërtetonin të njëjtën me një vendim pozitiv për të hapur negociatat e pranimit.
“Mbetet akoma pak kohë deri te momenti ku mund të vlerësohet jo vetëm për një sukses të përbashkët, por një histori e të shkruarit me një parashikim të së ardhmes. Unë jam këtu për të siguruar që vendimi pozitiv në tetor është meritor dhe zgjidhje më e mirë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, rajonit, por edhe në interes të vetë BE-së”, tha Dimitrov.