Shkup, 25 shtator – Integrimi i përshpejtuar evropian i Ballkanit Perëndimor do të kontribuojë drejt besimit të rritur midis fqinjëve dhe parashikueshmërisë në ngjarjet rajonale. Ne jemi të varur midis vetes. Lajmi i mirë i një shteti ndihmon ndaj të gjithë rajonit. Lajmet e këqija e dëmtojnë.
Këtë sot e deklaroi shefi i diplomacisë, Nikolla Dimitrov në mëngjesin e punës të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore, në organizim të Kosovës – kryesuese aktuale me Procesin, në kuadër të aktiviteteve gjatë Debatit të përgjithshëm të sesionit të 74-ët të Asamblesë të Përgjithshme të KB-së.
Dimitrov, siç kumtoi MPJ, u përqendrua në përforcimin e bashkëpunimit rajonal.
“Para nesh është mundësia për të bërë një depërtim kryesor në planin e bashkëpunimit rajonal. Ta vazhdojmë garën në reforma, por njëherësh të punojmë në lidhjen ndërnjerëzore, lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, si edhe thellimin e bashkëpunimit sektorial dhe sferat që ofrojnë një hap përpara. Ne duhet të gjejmë modalitete të japim stimuj për lidhshmërinë midis vetes dhe të sigurojmë kushte që të rinjtë të prosperojnë në vend, në rajonin evropian sipas modelit të tyre. T’i investojmë forcat dhe me shembull të mirë ta ribrendojmë rajonin, imazhin e tij dhe në mënyrën se si na shikojnë ne jashtë kufijve tanë”, tha Dimitrov.
Siç kumtoi MPJ, në takim janë prezentuar prioritetet e kryesimit dhe më pas janë këmbyer mendime për perspektivat e bashkëpunimit rajonal në këtë format.