Shkup, 4 maj – Është koha për t’i filluar negociatat e pranimi. Një test i vërtetë për BE-në është pikërisht çështja jonë, sepse ne jemi një vend kandidat 16 vjet, deklaroi sot zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov në takimin e përbashkët pas takimit dypalësh me Ministrin austriak për Evropën dhe Kushtetutën, Karoline Edshtadler.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve nëse pritet edhe vende tjera ta bllokojnë fillimin e negociatave për anëtarësimin tonë në Union, Dimitrov theksoi se imperativi për sukses është me të vërtetë i madh këtë vit, duke theksuar se ajo që ai thotë për BE-në dhe reformat, mbështetet në premtimet nga Brukseli.
“Neve në qershor 2018 na thanë – po e vizatojmë rrugën për t’i filluar negociatat në qershor 2019. Në qershor 2019 na thanë, megjithatë do të vendosim në tetor 2019, ndërsa në tetor 2019 na thanë, nuk mund të marrim një vendim tani. Vendimi u mor në mars të vitit 2020, por ende nuk është zbatuar. Kjo është arsyeja pse unë jam gjithnjë e më i sinqertë dhe mendoj se test i vërtetë për BE-në është pikërisht çështja jonë, ne jemi një vend kandidat 16 vjet, ndërsa në nivelin e pajtueshmërisë jemi absolutisht në të ngjashme, ndërsa në fusha të caktuara edhe në gjendje më të mirë me vendet që për shumë vite janë në procesin e anëtarësimit”, theksoi Dimitrov.
Ministrja austriake Edshtadler, nga ana e saj, theksoi se ajo sheh një rrezik të madh nëse për shkak të konflikteve bilaterale ose diskurseve ose çështjeve të pazgjidhura në histori, bëhet një gabim i madh dhe negociatat me vendin nuk fillojnë.
“Dua edhe një herë ta themë ofertën e Austrisë si një lloj ndërmjetësi për zgjidhjen e problemit midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne duhet të ndërmjetësojmë, sepse bëhet fjalë për dicka më pak se e ardhmja jonë e përbashkët dhe duhet të jemi të vetëdijshëm se disa ditë para 9 majit – Ditës së Evropës, më në fund është koha për t’i filluar konferencat, për t’i përfshirë vendet e Ballkanit Perëndimor në dialog dhe për t’ua mundësuar të ardhmen. Le të mos ndodhë kjo në tre, pesë ose 10 vitet e ardhshme, por le të ndodhë integrimi shpejt dhe perspektiva t’u jepet tani. Austria, si partnere me vendet e Ballkanit Perëndimor, dëshiron ta luajë këtë rol, duke ditur që në nivelin evropian duhet të përfundohet edhe disa punë të tjera që dialogu të vazhdojë. Shpresoj që kjo të ndodhë së shpejti,” tha Edshtadler”.