Shkup, 7 korrik – Bartësi i listës së kandidatëve për deputetë nga LSDM në NJZ 1, Nikolla Dimitrov në profilin e tij në Fejsbuk kumtoi se ka realizuar takim me njerëz nga kultura, me ç’rast cekë se edhe në kulturë mundemi, por edhe duhet edhe më mirë edhe më shumë.
“Që ta ruajmë kulturën, duhet të vazhdojmë ta krijojmë. Kultura e Maqedonisë duhet të shkëlqejë me risi. T’i ndjekë trendet evropiane, të garojë me to, por edhe të krijojë trende. Tiparet themelore të kulturës duhet të jenë progresi, liria e krijimit dhe cilësia. Përmes suksesit historik të filmit Toka e mjaltit, pamë se kultura në vend mund të krijojë trende dhe të jetë në maja”, shkoi Dimitrov.
Shton se vizionin për kulturë të këtillë progresive e vendosëm me Strategjinë nacionale të miratuar në Kuvend si kërcim i pakontestueshëm përpara në krahasim me vulgarizimin e trashëguar të kulturës. Cekë se pas shumë viteve, përfundimisht u miratua Marëveshja kolektive mes Sindikatës dhe Qeverisë, që futë rend dhe sistem në të drejtat dhe obligimet e punonjësve të kulturës, duke i rritur dukshëm rrogat.
“Në mandatin e ardhshëm, do t’i përkushtohemi zbatimit konsekuent të Strategjisë nacionale për zhvillim të kulturës që parashikon sa më shumë mjete, organizim më të mirë dhe ngritje të kulturës më lartë mes prioriteteve të shtetit. Mbështetja e skenës së pavarur, përfshirja e kreativitetit të të rinjve dhe bashkëpunimi kulturor me Evropën janë gjithashtu kyç”, shkroi Dimitrov në Fejsbuk.