Shkup, 2 korrik – Bartësi i listës në NJZ1 nga koalicioni “Mundemi” Nikolla Dimitrov sonte në “Otvoreno studio” në Televizionin 24 e theksoi vlerën e asaj që dje arriti si lajm nga Brukseli dhe është edhe një hap i sukseshmë në realizimin e qëllimeve strategjike.
“Propozim-korrniza negociuese nga Komisioni Evropian, për të cilën dje i morëm lajmet e mira se është dorëzuar te Këshilli i BE-së, është jashtëzakonisht hap i rëndësishëm për konferencën e parë ndërkombëtare. Kjo nuk mund të mbahet pa korrnizën. Në atë mendim për vendin i cili ka pritur 15 vjet është shumë normale dhe e natyrshme këto hapa të mëdhenj t’i shënojmë dhe përshëndesim”, theksoi Dimitrov.
Ai ka potencuar se gjithçka që kanë thënë në kontekst të përparimit tonë, kanë realizuar. “Thamë që do të inkuadrohemi në NATO – u inkuadruam, thamë që do t’i fillojmë negociatat me BE-në – morëm dritë të gjelbërt. Ja tani edhe korrniza negociuese në të cilën si pozitë fillestare e rojtarit të vlerave dhe ligjdhënies evropiane, është gjuha maqedonase. Ajo është gjuha e ardhshme zyrtare në BE”, theksoi Dimitrov.
Ai sqaroi se korrniza në atë paragraf thotë “Maqedonia e Veriut me kohë do ta përkthejë ligjdhënien evropiane në maqedonase dhe do të duhet të ketë njerëz përkthyes para se të anëtarësohet, sepse thelbi i korrnizës është anëtarësimi me të drejtë të plotë në BE. KE u ndal në parimin e kartës tonë personale të KB-së ku gjuha jonë është maqedonase dhe në atë kuptim konfirmoi se shprehja e të drejtës sonë e vetvendosjes dhe integrimit evropian janë procese plotësuese. Sepse gjuha maqedonase është puna jonë dhe çështje e falur në vend dhe në botë”.