Shkup, 16 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nuk e di për cilin vend është aluduar lidhur me disa pretendime se me ndërmjetësim të ndonjë shteti mik janë siguruar fakte për ngjarjet e djeshme lidhur me “reketin” mbi biznesmenin maqedonas, ndërsa në të cilën është përfshirë edhe një prokuror.
“E di se çdo ndriçim, gërshetim na ndihmon edhe neve si shoqëri dhe në atë si na shohin anëtaret e BE-së. Ndriçimi është shumë më i shëndoshë nga vendosja nën qilim”, tha Dimitrov në konferencën e sotme të përbashkët me shefin e diplomacisë turke Mevlut Çavushoglu, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse e di për cilin vend bëhet fjalë.
Shtoi se ka shkruar status sepse ka parë, tha, një atmosferë të disfatizmit.
Sipas tij, ngjarjet e djeshme tregojnë se sistemi na është zgjuar dhe se ka reagime pa dalim në atë nga cila anë vijnë indikacionet për të keq.
“Në këtë rast apeli im ishte se nuk do të mundet për fat të keq brenda natës ta ngremë deri në fund shtetin në këmbë dhe se do të duhet shumë përpjekje. Gjithmonë rruga më e vështirë është më e drejta. Rruga më e lehtë është që të gjithë ta ngremë duart. Populli ynë nuk është më i paaftë nga popujt cilitdo qoftë shtet dhe periudha para nesh është një periudhë ku do t duhet atë ta tregojmë dhe dëshmojmë, që të jemi dhe do të jemi dhe pikë. Nuk guxojmë të ngremë duart dhe nënkuptohet jo çdo qytetar mbaj përgjegjësi të njëjtë, ai që ka fuqi më të madhe të vendimmarrjes nga gjykatës..,por të gjithë në vetvete, duke përfshirë edhe mediat mund të japim gjithçka nga vetja. Duhet që këtë periudhë ta shfrytëzojmë për të qenë shtet”, porositi shefi i diplomacisë Dimitrov në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp me kolegun e tij Çavushoglu, i cili po qëndron për vizitë dyditore zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.