Vendimin për dëbimin e diplomatit rus nga Maqedonia e morëm pas shqyrtimit dhe analizës së kujdesshme. Vendi bazohet në dy elemente, njëri është ndërkombëtar, gjegjësisht ngjarja që ka ndodhur – helmimi me armë kimike në Britani të Madhe dhe solidaritetin qe kanë kërkuar aleatët tanë, deklaroi sot shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov në konferencë për shtyp me kolegen e tij austriake Karin Kjansëll. Sipas tij, ka edhe bazë vendore për hapin e Ministritë së Punëve të Jashtme. Siç tha Dimitrov, bëhet fjalë për person që ka dalë nga mandati i tij diplomatik.
“Bëhet fjalë për tentim për marrjen e informacioneve të klasifikuara të rëndësishme për sigurinë e Maqedonisë. Por, jemi të obliguar ta mbrojmë identitetin e diplomatit dhe do të jetë e dëmshme të spekulohet. Njohuritë tona mbështeten mbi dëshmi të forta dhe nuk kemi dilema rreth kësaj”, tha Dimitrov. Vlerësoi se midis miqve ka edhe moskuptime, ndërsa kur ata do të tejkalohen miqësia do të jetë më e fuqishme.
Ministrja austriake Knajsëll nga ana e saj theksoi se Austria është prononcuar për solidaritet me Britaninë e Madhe, ndërsa kur bëhet fjalë për dëbimin e diplomatëve kjo është çështje dypalëshe për vlerësim. “Në kohëra të vështira veçanërisht është me rëndësi t’i lëmë të hapura kanalet për komunikim. Austria ka politikë të neutralitetit, politikë që ndërton ura. Kjo është traditë e diplomacisë austriake, shtoi Knajsëll në pyetjen se Austria nuk ka dëbuar diplomat rus. Ministria e Punëve të Jashtme mbrëmë kumtoi se dëbon një diplomat të Federatës Ruse, për shkak të rastit Skripal. vendimi i MPJ-së të Maqedonisë është marrë pas konsultimeve me aleatët dhe partnerët nga BE-ja dhe NATO-ja.