Shkup, 20 mars – Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Koxias më 22 dhe 23 mars vjen për një vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, konfirmoi sot Ministria e Jashtme e Maqedonisë.
Delegacioni grek, i udhëhequr nga Koxias, do të mbërrijë të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.
Lajmi i vizitës u konfirmua në të njëjtën kohë edhe nga pala greke, përmes zëdhënësit të qeverisë Dimitris Xanakopulos.
Shefat e diplomacisë të Maqedonisë dhe të Greqisë, më 30 mars në Vjenë do të kenë takim të ri me ndërmjetësuesin e KB-së në negociatat për emrin Methju Nimic.