Shkup, 24 shtator – Përgjigjja e presidentit të shtetit Gjorge Ivanov se nuk do të votojë në referendum nuk na befason. Të thuhet se nuk votohet është ikje e turpshme nga përgjegjësia dhe kjo nuk thuhet në Maqedoni, por përtej oqeanit, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në konferencën e djeshme për shtyp në Qeveri, duke e komentuar deklaratën e Ivanovit të dhënë në Detroid.
Ai përkujtoi në procedurën e Ivanovit për faljen, gjegjësisht, siç theksoi, përgjigjen e tij të indikacioneve të zhveshura për korrupsionin serioz, krimin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare në vitin 2015. Gjithashtu, theksoi edhe në situatën pas zgjedhjeve në vitin 2016 me zvarritjen e ndarjes së mandatit të partisë, gjegjësisht koalicionit i cili ka siguruar shumicë në Parlament si rezultat i asaj që vijuan edhe ngjarjet më 27 prill në Kuvend, dita më e zymtë për demokracinë tonë nga viti 1991.
“Shpesh referohet se është këtu për ta mbrojtur Kushtetutën, megjithatë Kushtetuta nuk mund të mbrohet me shkelje. Ne nuk jemi sistem presidencial, ne jemi demokraci parlamentare. Presidenti nuk ka veto të rezolutës. Ligji për marrëveshjen me Greqinë kur u votua për të dytën herë në Parlament sipas Kushtetutës, presidenti është i obliguar ta nënshkruajë. Ne jemi shtet demokratik, ndërsa qytetarët e bëjnë përzgjedhjen se kush do t’ju shërbejë me votim. Gjëja jodemokratike në çdo demokraci është referendumi. Të thuhet për këtë çështje për të cilën kemi humbur shumë gjenerata, 27 vite kontest i pazgjidhur, të thuhet pas paralajmërimit në fushatë se do të ketë referendum kurdo që të ketë zgjidhje të përbashkët të pranueshme me Greqinë në tryezë se do t’i pyesim qytetarët, të thuhet se nuk votohet, është ikje e turpshme nga përgjegjësia. Dhe kjo nuk thuhet këtu, por përtej oqeanit”, tha Dimitrov.
Theksoi se si qytetar ndjen problem të madh me atë sepse, siç theksoi, vetëm ata që votojnë marrin pjesë në vendimin për të ardhmen tonë.
“Nuk mund të rrini në shtëpi, e të ndikoni në vendim. Nëse ka një votë më tepër “jo” kundër anëtarësimit në BE dhe NATO ne do të përkulemi dhe do të themi kjo çështje nuk kalon. Megjithatë vetëm ata që votojnë mund të ndikojnë mbi këtë vendim. Nëse shumica e madhe e qytetarëve thonë “po” madh edhe të mos ketë census, kjo do të merret parasysh, megjithatë situata do të kthehet në Kuvendin e RM-së. Për këtë të mos merret pjesë me votë personale në një vendim të këtillë madhor është ikje nga përgjegjësia”, tha Dimitrov.
Ai theksoi se të gjithë duam të hyjmë në BE dhe NATO pa e zgjidhur problemin, por nuk mund të thuhet unë jam për BE dhe NATO, e pa u shprehur si.
“Pozicioni (president i shtetit) është pozicioni i parë më përgjegjës në shtetin tonë sipas protokollit dhe sipas Kushtetutës. Është detyrë të tregohet rruga. Përgjegjësia nga mospasja e vizionit është e madhe. Nëse nesër në Athinë ka qeveri që do të ketë problem me gjuhën maqedonase me përcaktimet e caktuara – të identitetit se jemi popull maqedonas që flet gjuhën maqedonase, i cili do ta ndërmerr këtë përgjegjësi për këtë shansë të lëshuar tani”, pyeti Dimitrovi.