Dimitrov: Data për negociata është 16 korriku, BE-ja pret të vazhdojmë rrugën reformuese

36

Shkup, 27 qershor – Nëse ne vazhdojmë në këtë rrugë, negociatat e pranimit do të hapen gjatë presidencës gjermane me Këshillin e BE-së, theksoi bartësi i listës së Njësisë zgjedhore 1 nga LSDM, Nikolla Dimitrov në tribunën e sotme me qytetarët nga qendra e Shkupit.

“Nëse mblidhemi përsëri në 2024 këtu në qendër të Shkupit, do të flasim kur të hyjmë në Bashkimin Evropian. Opsioni tjetër nuk do t’i fillojë negociatat e pranimit gjatë gjithë afatit të tyre hipotetik”, tha Dimitrov.

Sipas Dimitrovit, ne nuk kemi të drejtë të bëjmë gabime, nuk kemi të drejtë të humbasim kohën në katër vitet e ardhshme.

“Edhe ekonomikisht dhe aspekt demokratik ne do të jemi një vend më i mirë. Le të sigurojmë një fitore bindëse të forcës që po tërheq përpara”, theksoi Dimitrov.

Ai në tribunë foli së bashku me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev, bashkë-bartësen e listës në njëshin, Milla Carovska dhe kandidatin për deputet, Goran Misovski. (koha.mk)

Comments are closed.