Poznanj, 4 korrik – Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov nga Samiti për Ballkanin Perëndimor në Poloni sot porositi se mjedisi jetësor duhet të bëhet temë më e madhe në opinion dhe u bëri thirrje aktivistëve të vazhdojnë të bëjnë presion dhe të jenë më të zëshëm.
Ministri, mesazhet i ka dhënë gjatë panel diskutimit dedikuar përmirësimit të mjedisit jetësor në rajon, duke përmendur disa nga sfidat me të cilat përballet Qeveria në këtë pjesë, por edhe fitoret e aktivistëve, si ajo e Luginës së Shëndoshë.
“Dua t’u jap një shembull aktivistëve të Maqedonisë së Veriut në Maqedoninë lindore, presion të cilin ndaj opinionit e theksoi Qeveria për ta revokuar koncesionin për minierën, kompania tani e padit shtetin dhe kërkon një milionë euro dëmshpërblim”, theksoi Dimitrov dhe porositi se duhet të mendojë për vendimet alternative për zhvillimin ekonomik në ato rajone siç është prodhimtaria organike për tërheqjen e turistëve.
Në Ballkan më i madh është fokusi ndaj ndotjes së ajrit, veçanërisht në dimër, ndërsa qytetet nga rajoni si Shkupi, Sarajeva ose Prishtina në mënyrë konstante janë të renditura ndër vendet më të ndotura në botë.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut, tha ai, tërësisht e mbështet iniciativën e Komisionit Evropian “Agjenda e gjelbër”, qëllimi i të cilit është që t’i jepet rëndësi më e madh kësaj teme në rajon.
Eurokomisari për zgjerim, Johanes Han, ndau edhe disa numra shqetësuese për situatën me mjedisin jetësor dhe ndotjen në Ballkanin Perëndimor, si fakti që më së paku tre mijë raste shumë të hershme të vdekjes në rajon kanë të bëjnë me ndotjen e ajrit, ndërsa ka tetë mijë raste të reja të bronkitit tek fëmijët për arsyen e njëjtë,që duhet ta përfshijë alarmin nga aspekti humanitar.
“Kjo është e papranueshme dhe e paqëndrueshme, nuk flas as për çmimin që i kushton shoqërisë, ne duhet të përballemi me këtë, do të duhet kohë, por ka alternativë”, theksoi Han.
Han theksoi edhe se në rajon 16 termoelektrane të thëngjillit ndotin më shumë se 215 termoelektrane të tilla në Evropën Perëndimore për shkak të teknologjisë së vjetruar, ndërsa tetë prej dhjetë termoelektraneve të cilat më së shumti ndotin në Evropë gjenden në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
]Edhe Han edhe Dimitrov u dakorduan se politikanët nuk guxojnë të ikin nga kjo temë.
“Mesazhi im deri tek aktivistët është që të vazhdojnë dhe të jenë edhe më të zëshëm, politikanët duhet të kuptojnë se humbin autoritet nëse e injorojnë temën për mjedisin jetësor”, deklaroi Dimitrov.