Dimitrievski: Skenaristët e “27 prillit” nuk janë në shtet

Ngjarja e 27 prillit e ka shënuar vitin 2017, ka thënë kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski duke e vlerësuar si ngjarje të hidhur që personalisht i shkakton ndjenja negative. Ndjen keqardhje për këtë, shton se janë sulmuar kolegët e tij, gazetarët, njerëzit të cilët ishin aty të cilët janë sulmuar në vendet e tyre të punës.

“Viktima potenciale, e ndajmë të njëjtën ndjenjë se në atë moment sistemi nuk ka funksionuar. Situatë e krijuar me vetëdije nga ana e individëve, aktorët veçmë janë të njohur, regjisorët janë nxjerrë para drejtësisë, por për fat të keq skenaristët nuk janë këtu në shtet”, ka thënë Dimitrievski.

Procedura është në rrjedhë dhe ai potencon se nuk dëshiron të komentojë, duke shtuar se në një nga seancat e ardhshme duhet të jep dëshmi.

“Mendoj se përgjegjësia e atyre të cilët e menduan dhe e menaxhuan këtë ngjarje është më e madhe se sa përgjegjësia e atyre të cilët kanë qenë brenda dhe tentuan fizikisht të na lëndojnë dhe përfundimisht ia arritën asaj”, kujton kryetari i Kumanovës i cili atëherë ka qenë deputet në Kuvend.

Nga aspekti politik thotë se koha do të tregojë se kush ka qenë në të drejtë, por shton se edhe atëherë edhe sot është i bindur se ka votuar për vendimin e vërtetë.

“Të tregojmë se Maqedonia në thelb është shtet qytetar dhe ofron mundësi të barabarta për të gjithë, ndërsa me veprimin e votimit rrënuam një regjim diktatorial e cila luftonte të mbetej në pushtet”, ka thënë Dimitrievski.

Ai ka thënë se ka dy dukuri të sigurisë në pesë vitet e fundit.

“Njëri është Lagja e Trimave dhe e dyta është ’27 prilli’ dhe deri në ditë të sotme ende nuk i kemi skenaristët të nxjerrë para drejtësisë. Me vetë procesin e arratisjes së Nikolla Gruevskit nga shteti dhe mosbartje të përgjegjësisë individuale ose kolektive në aspekt vertikal dhe horizontal në sistemin juridik dhe të sigurisë vetëm lihet hapësirë këto dukuri të përsëritën”, shton Dimitrievski.

Ai shton se e kupton pakënaqësinë e qytetarëve dhe në ata njerëz të cilët e kanë sulmuar nuk sheh armiq personal, thotë se ka të drejtë si njeri të falë dhe falë, por nuk ka të drejtë të falë në emër të ligjit. Organet e gjyqësisë, shton ai, duhet të shkojnë deri në fund. Ai thotë se edhe atëherë edhe tani është krenar si njeri i cili ka qëndruar krah për krah me njerëz të guximshëm.

“Në atë golgotë e cila zgjati rreth tre orë janë treguar të guximshëm edhe në momente të vetëdijshëm të sakrifikohen për ideale të caktuara. Ajo që ndodhë më pas dhe gabimet që bëhen nga ana jonë si bartës të përgjegjësisë janë pjesë përbërëse e punës së përditshme dhe mekanizimit të korrigjimit, ai është populli, patjetër të funksionojë. Në çdo moment pranoj vendimin e popullit dhe porositë që dërgojnë ata, pasi ne atë e kemi bërë për të mirën e të gjithëve, pra për gjithë qytetarët”, ka thënë Dimitrievski.

Ai ka thënë se kanë dashur t’i klasifikojnë në grup tradhtarësh, por asnjëherë nuk është ndjerë ashtu dhe se një gjë të tillë nuk ka në gjenezën e familjes së tij.

“Kemi tërhequr hapa të guximshëm dhe me perspektivë me qëllim të vetëm Maqedonia të ecë përpara. Çdo gjë tjetër ia lë kohës dhe historisë”, nënvizon Dimitrievski.(koha.mk)