Kumanovë, 26 qershor – Ministri i shoqërisë informative dhe administratë Damjan Mançevski sot ka qëndruar në qytetin e Kumanovës ku ka takuar kreun e kësaj komune Maksim Dimitrievski me të cilin kanë vizituar edhe zyrat që po ndërtohen mbi shërbimet ndaj qytetarëve, transmeton KOHA.
“Sot kam realizuar takim me ministrin Damjan Manevski me të cilin kemi biseduar për rregullimin e hapësirave për projektin Një pikë për shërbime, me këtë projekt do jemi më afër qytetarëve të Kumanovës, do jemi një nga qytetet që do fillojmë me punë në këtë shërbim”, ka shkruar mes tjerave Dimitrievski.