Portieri i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Stole Dimitriervski ka theksuar se ekipi kombëtar është i motivuar për rezultate të mira dhe për të arritur suksese në kampionatin Evropian. Ai shton se ëndrra e tij është plotësuar me plasmanin në Evropian, ndërsa tani ëndërron që Maqedonia të kalon grupin.
“Jemi maksimalisht të motivuar. Neve po përpiqemi ti marrim gjërat pozitivisht dhe të luajmë mirë në ndeshjen e parë ndaj Austrisë.
Austriakët kanë lojtarë shumë cilësor në formacion dhe për atë duhet që edhe mbrojtja dhe un të jemi shumë të kujdesshëm me sulmet e tyre. neve jemi duke u stërvitur shumë mirë për këtë përballje dhe shpresoj që t’ia a dalim me sukses.
Ëndrrën për kualifikim në Evropian tani më e kemi realizuar, ndërsa tani qëllimi jon është që të mos ndalojmë këtu, por do të japim më të mirën që të arrijmë në fazën tjetër.
E kemi analizuar mirë kundërshtarin, kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht tjetër nga ato dy përballjet e më hershme. Neve kemi besim te lojtarët dhe te stafi teknik, do të marrim ndeshjet një nga një dhe shpresoj që në fund të arrijmë një tjetër sukses”, theksoi portieri Stole Dimitriervski. (F.N)