Dimitrievski dhe Rexhepi nënshkruajnë marrëveshje për projektin e sallës sportive në Kumanovë

58
Kumanovë, 16 qershor – Kreu i komunës së Kumanovës, Maksim Dimtirievski dhe drejtori i BZHR Ramiz Rexhepi sot kanë nënshkruar marrëveshje për financimin e sallës sportive në Kumanovës, si pjesë e projekteve që financon Qeveria për komunat në vend.
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve për zhvillim urban dhe zhvillim të qëndrueshëm dhe urban për 2021 dhe 2022, sot kam nënshkruar një marrëveshje me Drejtorin e Byrosë për Zhvillim Rajonal – Ministria e Lokale Vetëqeverisja, Ramiz Rexhepi për realizimin e projektit “Dizajnimi i brendshëm i sallës sportive në Kumanovë”, thekson në njoftimin e tij, Dimitrievski.