“Besoni se ajo nuk i ndihmon askujt. Nuk i ndihmon Shqipërisë, qytetarët e të cilës presin nga Ju të merreni me dobësitë në sundim dhe ekonomi. Nuk i ndihmon as BE-së, sepse as ata nuk e kanë të qartë se kërkoni justifikim për grindjet jashtë që të mos flitet për atë që e keni bërë ose nuk e keni bërë brenda. Nuk i ndihmon as Maqedonisë, qytetarët e të cilës dëshirojnë vend sovran dhe të pavarur në kufijtë e tanishëm. Këta qytetarë po paguajnë çmimin e ambicieve tuaja të dyshuara për të ridefinuar Maqedoninë, në vend që të reformoni Shqipërinë në kufijtë e tanishëm. Nuk u ndihmon as partive në Maqedoni ndaj të cilave silleni si sponsor dhe në mënyrë nënçmuese jopërkatësisht”, shkruan kryeministri Dimitiriev në përgjigjen e tij drejtuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, i cili një natë më parë tha se “Maqedonia nuk mund të jetë shtet pa shqiptarët”
“Jam i bindur se edhe pa përzirjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona”, ka porositur Dimitriev. “Së fundmi, është jokorrekte që të ndizni zjarr nacionalist. Gjuha shqipe është gjerë e përfaqësuar në Maqedoni. Gjuha shqipe, së bashku me gjuhën turke, serbe, vllehe, boshnjake dhe rome, së bashku me gjuhën maqedonase është pjesë e kulturës dhe pasurisë së Maqedonisë. Angazhojmë resurse të mëdha për promovimin e gjuhës dhe kulturës së komuniteteve tona. Do të ishte mirë të na përcillni në atë drejtim. E në Shqipëri, jo më larg se dikur, është dashur që të mbyllen dritaret nëse nëpër shtëpi është folur gjuha amtare, që dikush mos të dëgjojë nga jashtë. Ne asnjëherë nuk kemi patur një përvojë të tillë. Qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike ose fetare, vet kanë tejkaluar shumë kriza në histori, kështu që do ta kalojnë edhe këtë. Synimi ynë i përbashkët është që edhe më tutje të vazhdojmë me ndërtimin e shoqërisë së fortë qytetare, e cila do të jetë pjesë e familjes euroatlantike”, ka shkruar Dimitriev.