Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev merr pjesë në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që sot mbahet në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.
Në mbledhje, organizator i së cilës është kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, krahas Dimitrievit do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Angjelina Alfana. Pritet që energjetika të jeta tema kryesore në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.