Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev i dërgoi ngushëllime kryeministrit të Turqisë, Binali Jilldirim me rastin e aktit terrorist në klubin në Stamboll në të cilin jetën e humbën 39 persona.
“Lajmi për aktin mizor terrorist i cili ndodhi në Stamboll më shqetësoi thellë. Duke e dënuar këtë akt të terrorit Ju lutemi pranoni ngushëllimet e thella dhe ua transmetoni familjeve të viktimave. Qytetarët e Maqedonisë janë me qytetarët e Turqisë në këtë moment të rëndë”, thekson Dimitriev.