Presidenti francez, Emmanuel Macorn, është përplasur me policinë izraelite gjatë një shëtitje në qytetin e vjetër të Jerusalemit.
Presidenti francez, akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.
“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macron.
Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak.
Në vitin 1996, Chirak humbi durimin me agjentët izraelitë të sigurisë në të njëjtën kishë.
Macroni gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchwitz.
Coup de colère de #Macron contre la police israélienne à Jérusalem. Dans les pas de Chirac en 1996 pic.twitter.com/DKP5ICThTK
— Ava Djamshidi (@AvaDjamshidi) January 22, 2020