Diletta Leotta nuk është më “single”, fotografohet në krah të një boksieri (FOTO)

Diletta Leotta është një nga vajzat më të preferuara të ekraneve sportive në botë, teksa sezonin që sapo lamë pas rriti ndjeshëm audiencën e transmetuesit online të Serisë A, DAZN, ku ishte “kapitene” e një ekipi të përbërë nga analistë profesionistë.

Bukuroshja italiane, e cila prej disa muajsh ishte “Single”, është fotografuar në plazhet e Ibizas, nën shoqërinë e 28-vjeçarit Daniele Scardina, kampion boksi në peshat super të mesme.

I njohur i “King Toretto”, Scardina është njohur para pak ditësh me Leottën dhe tashmë çifti po shijojnë një romancë “të nxehtë” në bregdetin e famshëm spanjoll, që mirëpret “vip”-a nga e gjithë bota.