Kjo është 18 vjeçarja modele me emrin Salem Mitchell. Ajo sapo ka nënshkruar një kontratë me Ford Models, e njëjta agjenci që ka nxjerrë në skenë emra të famshëm si Rachel Hunter, Brooke Shields dhe Christy Turlington. Salem ka marrë vëmendjen e agjentëve të modës, duke publikuar në internet fotografi të fytyrës së saj me pika. “U bëra e famshme në rrjetet sociale nga njerëzit që më tallnin. Ata thoshin se fytyra ime dukej sikur një banane dhe se kisha një sëmundje të lëkurës”. Mirëpo dikush tjetër e ka vlerësuar shumë veçantinë e fytyrës së saj dhe tani Salemit i janë ofruar mundësi modelimi me kompanitë si Vogue dhe Gucci, shkruan Metro.