Briggite Trogneux është gruaja e kandidatit për president të Francës, Emmanuel Macron. Por historia që qëndron prapa kësaj martese është shumë e çuditshme. Trogenux është 56-vjeçare dhe është e martuar me kandidatin e pavarur për president të Francës që nga viti 2007. Madje, Macron është 20 vite më i vogël se bashkëshortja. Por kjo nuk është e tëra! Macron dhe Briggite Trogneux janë njoftuar gjatë shkollimit të kandidat presidencial, kur Trogneux ishte mësuese e tij. Dukej se ishte sikur dashuri në shikim të parë. “Ajo e recitonte gjatë gjithë kohës punën e Macronit”, ka thënë një ish-shok klase për Le Parisien. Qysh në moshën 17 vjeçare Macron i kishte thënë se do të martohet me të, me mësuesen që tashmë synon pozitën e zonjës së parë të Francës. Ajo sot nuk është mësuese pasi është përkushtuar për ta ndihmuar burrin e saj drejt postit të presidentit, edhe pse nuk është shumë aktive në media.