Zinedine Zidane duke se nuk do t’i kursejë as ata lojtarë që e mundësuan suksesin e tij në herën e parë kur ishte trajner i Real Madridit.
Trajneri francez po mendon që në këtë afat kalimtar t’i largojë disa lojtarë, që kishin luajtur standard në herën e parë kur ishte si trajner në Santiago Bernabeu. Sipas AS, Lucas Vazquez, Isco dhe Keylor Navas, priten të largohen në këtë verë nga Real Madridi, në mënyrë që ta kthejnë bilancin pozitiv në skuadër.
Los Blancos kanë bërë pesë transferime deri më tani për sezonin e ri, e që u kanë kushtuar mbi 300 milionë euro.