Frank Lebef ka qenë një emër shumë i njohur në fundin e viteve ’90 dhe në fillimin e mijëvjeçarit të ri. Mbrojtësi u bë i famshëm me Çelsin dhe sidomos Francën, me të cilën ka fituar Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian. Por sado famë që të ketë pasur ish-futbollisti, ai është lënë në hije nga e bija, Xheid, e cila ka me dhjetëra mijëra ndjekës në rrjete sociale që nga momenti kur ajo ndërmori karrierën e modeles. E zhvendosur në SHBA, ku vazhdon karrierën e saj, Xheid lë shumë pak vend për imagjinatën me postimet për 44 mijë ndjekësit e saj në Instagram me foto nga vendet e ndryshme të cilat ka vizituar. Bukuroshja ka tërhequr vëmendjen e kompanive të mëdha të cilat i kanë bërë oferta të ndryshme që të pozojë për ta.