Shumë shpesh keni dëgjuar për vajza të cilat përqeshen nga shoqëria gjatë kohës që janë në shkollë, mirëpo kur rriten bëhen gra të bukura e plot sharm. Ky është rasti i Holly Burt, e cila gjithnjë është kritikuar se ka këmbë shumë të gjata, mirëpo tani lavdërohet për to. Kur ajo kishte vetëm 12 vjet ishte personi më i gjatë në klasë, madje më e gjatë se mësuesit. Shokët dhe shoqet e klasës e thërrisnin atë “gjirafë”, dhe “pemë”. Këmbët e saj që besohet se janë më të gjatat në Amerikë, janë 1 metër e 24 centimetra të gjata. Të gjithë këta emra e bën atë që të ndjehet keq, mirëpo Holly nuk i lejoi ata që ta mposhtin. Kur familja e saj u shpërngul në New York, ajo pati mundësinë që të ketë një fillim të mbarë. Sot, ajo është 20 vjeçare, studion inxhinieri dhe punon si modele. Ajo këtu nuk ndjehet e çuditshme, por ndjehet e qetë për bukurinë që ka. Ajo ka ushtruar në disa sporte për 10 vite të tëra. Tani, të gjithë i kërkojnë asaj që të bëjnë një fotografi së bashku.