Në vitin 1940, aktori i famshëm i filmave pa zë Charlie Chaplin, e bëri filmin e quajtur “Diktatorii Madh”. I publikuar në fillim të Luftës së Dytë Botërore, ky film ishte një satirë për Hitlerin dhe Nazizmin.
Në fund të filmit, Charlie Chaplin ngjitet në skenë ku zhvishet nga personazhi i tij prej komiku, për të mbajtur njërin ndër fjalimet më të famshme. Ky fjalim, teknikisht u drejtohet ushtarëve në front, por në realitet ai u flet audiencës e cila ishte e pranishme aty. Ky fjalim, nga shumë njerëz, konsiderohe si njëri ndër fjalimet më të mëdha, të bëra ndonjëherë.