Transformim digjital i vendeve nga Ballkani Perëndimor për bashkëpunim më të madh dhe zhvillim ekonomik, por edhe çmime më të ulëta në roamingun e rajonit dhe me BE-në janë qëllimet e arritura në Samitin dyditorë që u mbajt në Shkup në suaza të Procesit të Berlinit. Kryeministra, përfaqësues të qeverive, të BE-së, organizata rajonale, bashkësi akademike, biznesmenë dhe të rijnë shfaqën ide dhe porositën se transformimi teknologjike dhe digjitalizimi i tërësishëm është një prej prioriteteve kryesore. “Digjitalizimi është mundësi e cila nuk duhet të lëshohet në qoftë se dëshirojmë të sigurojmë ardhmëri. Bashkëpunimi rajonal ka rëndësi kyçe në lidhjen e qytetarëve dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ky bashkëpunim rajonal fitoi esencë me Procesin e Berlinit, ndërsa posaçërisht me miratimin e planit në Trieste”, tha në hapjen kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev.
Ai theksoi se investimi në teknologji të reja do të sjellë efikasitet dhe produktivitet, ndërsa posaçërisht e rëndësishme është se në botën diгјitale nuk ka lojtarë të mëdhenj dhe të vegjël. Ekonomia diгјitale është instrument kyç në biznes, politikë, arsim dhe siguri. “Qëllimi është që të mundësohet transformim dixhital në Ballkanin Perëndimor. Këtë do ta mundësojmë me zbatim të qasjes ndër-sektoriale e cila ballafaqohet me sfidat kryesore që na presin, zhvillimi u aftësive dixhitale duke përfshirë edhe tek femrat, zhvillimi i lidhshmërisë dhe infrastrukturës, mobilizimi i administratës publike dhe e-qeveri, përforcimi i rezistencës tonë dhe sigurisë kompjuterike. Kemi për qëllim që t’i ulim çmimet me BE-në dhe këtë do ta bëjmë muajve të ardhshëm”; tha eurokomisarja për ekonomi digjitale dhe shoqëri Marija Gabriel.
Kjo sipas ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Damjan Mançevski dukshëm do të ndikojë në rritjen e vendeve të punës, të pagave në rajon, por përmirësimin e shërbimeve, të industrive, arsimit dhe ulje e korrupsionit. “Prej Shkupit, theksoi dërgojmë porosi për dy samitet e ardhshme në Sofje dhe Londër se vendi ynë është në Bashkimin Evropian. Na pret shumë punë, por nëse ekziston vullnet politik, ndërsa përfundimisht ekziston, kjo do të arrihet. Samiti digjital në Shkup është vetëm një konfirmim për këtë”, tha Mançevski. Gjatë Samitit, dërgojmë mesazhe për dy samitet e ardhshme, në Sofje dhe Londër, se vendi ynë është në Bashkimin Evropian.
“Na pret shumë punë, por nëse ka vullnet politik, dhe përfundimisht ka, kjo do të arrihet. Samiti digjital në Shkup është vetëm një nga konfirmimet për këtë”, shtoi Mançevski. Në Samitin e parë digjital për Ballkanin Perëndimor nga rajoni u obliguan edhe se do ta përmirësojnë qasjen deri tek interneti me shtrirje të gjerë, shprehën gatishmëri dhe iniciativë për të punuar në njohje aktive të ndërsjellë të certifikatave digjitale, nënshkrimeve dhe vulave, si dhe të lehtësimit të shërbimeve të besueshme tejkufitare. U obliguan edhe për ndjekjen e zbatimit të realizimit të iniciativës për vi-fi në BE për të cilin KE-ja solli vendim për zgjerim në Ballkanin Perëndimor.
Së bashku do të punojnë edhe në sajber sigurinë dhe në implementimin e Direktivës evropiane për sigurinë e rrjetit të informacionit. Është dakorduar edhe krijim i politikave për TIK arsim dhe certifikim të të gjitha grupeve të popullatës, si përkushtim për përmirësimin e aftësive dixhitale të njerëzve të cilët nuk janë të përfshirë në procesin e arsimit. Do ta rrisin edhe bashkëpunimin rajonal në fushën e start-ap, ndërsa me këmbimin e përvojave do të krijojnë edhe parqe të përbashkëta teknologjike të cilat do të përgjigjen në kriteret të vendosura nga BE-ja. Pas rrumbullakësimit të agjendës zyrtare të Samitit, pasdite do të mbahet debat për mediat në epokën digjitale dhe luftën me lajmet e rreme, që do ta moderojë ministri Dimitrov.
Ministri për Komunikim, Llogaridhënie dhe Transparencë, Robert Popovski, theksoi se Maqedonia nuk përjashtohet nga fenomeni i lajmeve të rrene. “Shteti i robëruar besoj se është pas nesh, por mjetet ende janë këtu. Përveç çdo gjëje, praktika nuk u ndal. Për zgjedhjet lokale u krijua një trillim se në komunat nëpër Maqedoni do të banohen refugjatë. Kjo tani nuk po ndalet, kohë më parë është paraqitur një trillim se monumentet do të largohen me vinça bullgare”, theksoi Popovski. Në drejtim të përballjes me këtë, vazhdoi ai, Qeveria ndaloi reklamim qeveritar, u angazhua për mbështetje të plotë të lirisë së mediave, transparencë dhe llogaridhënie, për çka është promovuar edhe mjeti. Samiti i ardhshëm digjital, sipas paralajmërime do të mbahet në Serbi.