Selanik, 25 shkurt – Policia greke po heton zjarrvëniet kundër një makine të konsullatës së Republikës së Maqedonisë Veriore, e cila ishte parkuar në qendër të Selanikut, njofton gazeta KOHA.
Sipas informacioneve, autorët kanë lyer makinën me lëndë të ndezshme dhe i kanë vënë flakën.
Si rezultat, dëmi material u shkaktua në pjesën e pasme të makinës.
Incidenti ndodhi rreth orës 5.30 të mëngjesit. Një ekip zjarrfikës u thirr në vendngjarje për të shuar zjarrin.(koha.mk)