Çerdhja “8 prilli” në Komunën e Shuto Orizares është djegur tërësisht. Sipas policisë zjarri ka filluar rreth orës 1:20 minuta të mëngjesit dhe është shuar nga rreth dhjetëra zjarrfikëse. Tani për tani arsyeja për zjarrin ende nuk është e njohur. Kryetari i Komunës, Elvis Bajram ka deklaruar se ky është një problem i madh për këtë Komunë. Ai tha se nuk e din arsyen nga se u shkaktua zjarri por se thuhet se mund të jetë hedhur diçka në kazanet e lëndës djegëse për ngrohje.
Mbi 150 fëmijë kanë ngelur pa çerdhe. Kryetari Bajram thotë se në këtë çerdhe kanë qëndruar edhe fëmijët e pastrehë ndërsa nuk kanë paguar para për edukim në të edhe fëmijët e familjeve që janë raste sociale. Nga Komuna shpresojnë se do të kenë ndihmë nga Ministritë kompetente për ndërtimin e çerdhes së re, por dhe që të gjejnë zgjidhje sa më të shpejtë për fëmijët.