Beograd, 12 dhjetor – Disa persona të panjohur rreth orës 03:30 minuta e kanë djegur shtëpinë e gazetarit të portalit “Zhig info” nga Frocka, Milan Jovanoviq,
Ai për portalin “Cenzolovka” theksoi se disa persona të panjohur gjatë natës kanë hedhur koktej molotovë ndaj shtëpisë së tij dhe më pas kanë filluar të shtënë ndaj derës së hekurt, që mos ketë mundësi të dalë. Gjatë sulmit në shtëpi ishte Jovanoviq dhe bashkëshortja e tij, të cilët shtëpinë e djegur e kanë lëshuar nga hyrja e pasme.
Jovanoviq dhe bashkëshortja e tij gjatë sulmit nuk janë lënduar. Ai tha se është i bindur se arsyeja për sulmin është për shkak të teksteve të tija.
“Nuk do të ndaloj të shkruaj për vjedhësit dhe për mafian, fundja edhe le të më vrasin”, theksoi Jovanoviq.
Policia kumtoi se e po heton rastin.
Në rrjetet sociale është shfaqur video-incizim si digjet shtëpia.
Ky nuk është sulmi i parë i gazetarëve të cilët shkruajnë për portalin “Zhig info”. Në muajin tetor u sulmua edhe redaktori i “Zhig info”, Zhelko Matroçeviq