Në zjarrin që shpërtheu pasditen e sotme pjesërisht është djegur shtëpi në rrugën “1” tek stadiumi “Boris Trajkovski” në lagjen Maxhari.
Brigada territoriale kundër zjarreve në Qytetin e Shkupit ka informuar se kanë marrë thirrje telefonike për zjarrin dhe kanë intervenuar prej orës 17:08 deri në 18:15 me dhjetë zjarrfikës dhe katër automjete. Janë djegur 50 metra katrorë dhe është shkaktuar dëm material mbi 100 mijë denarë.